‘PSG pranë falimentimit’, lajmi i pabesueshëm vjen nga Franca

Lajmi i pabesueshëm vjen nga Franca. PSG-ja e fuqishme ka parë humbje rekord financash me rrezik falimentimi.




“Është një nga rezultatet më të këqija neto në historinë e futbollit, i tejkaluar vetëm nga FC Barcelona e pamposhtur e 2020-2021, e cila kishte regjistruar 481 milionë euro humbje”, – zbulon Antonio Di Cianni, drejtor i ekonomisë dhe strategjisë së futbollit në klub.

Sipas të dhënave të publikuara në raportin e fundit, PSG ka humbur 369 milionë euro neto në sezonin 2021-2022. “Shpërthimi” i listave të pagave dhe një deficit në rritje, kjo është gjendja financiare në klubin parizien të presidentit Al-Khelaifi.




Për sa i takon fushës, gjërat shkojnë shumë mirë për kampionët në fuqi të Francës. Mbappe, Messi, Neymar e të tjerë kryesojnë kampionatin francez me një avantazh prej gjashtë pikësh.

Gjithashtu, parizienët janë kualifikuar në 1/8 finale të Champions League, ku do të përballen me Bayern Munich, me ndeshjen e parë që do të luhet në Paris më 14 shkurt.

Po kështu, mediat franceze shkruajnë se klubi ka gati ofertën për rinovim me Messin, duke ruajtur parametrat e pagës stratosferike të deritanishme. Megjithatë, bilanci ekonomik tregon “humnerën”.

Author: morevesh