Pse përfaqësuesja e Francës është favoritja e re për të fituar Eurovizionin

Pak ditë më parë Franca zgjodhi përfaqësuesen e saj në Eurovizion. La Zara do të përfaqësojë Francën në Eurovizionin e 67-të me këngën “Évidemment”.

Kënga “Évidemment” është shkruar nga vetë këngëtarja dhe është punuar nga bashkëpunëtori i saj shumëvjeçar Benny Adams. Dyshja Banx & Ranx, të cilët janë pas hiteve të artistëve si David Guetta, Dua Lipa dhe Ellie Goulding, janë nënshkruar si bashkëproducente.




E lindur në Quebec, me origjinë marokene, La Zara e përshkruan këngën si një këngë të vërtetë franceze për qasjen universale ndaj dashurisë, rëndësinë e dashurisë për veten dhe kërkimin e lumturisë.

Në kanalin zyrtar të Eurovizionit në YouTube, ajo mblodhi më shumë se gjysmë milioni shikime në vetëm pak ditë. Shikuesit janë të kënaqur me këngën e saj. Shumë njerëz shkruajnë në komente se ajo meriton vetëm pikët më të larta (12) dhe se është favorite absolute. Disa e quajnë këngën një kryevepër.

Duke parë kanalin zyrtar në YouTube, përfaqësuesja norvegjeze Alessandra është më e shikuara deri më tani me 1.8 milionë shikime.

Në vend të dytë renditen kroateja Let 3 dhe interpretuesja spanjolle Blanka Paloma me po aq shikime, rreth 1.4 milionë. Vendin e tretë e zuri përfaqësuesi belg Gustav, ndërsa të katërtin La Zara, e cila tashmë ka afër 600 mijë shikime në vetëm tre ditë.

Sipas një sondazhi në faqen e Eurovizionit, Ukraina është favorit, e ndjekur nga Suedia. Franca, e cila iu bashkua garës vetëm një ditë më pas, tashmë është ngjitur në vendin e 11-të.

Franca ka fituar pesë herë Eurovizionin deri më tani, herën e fundit në vitin 1977

Author: morevesh