“Pse nuk ia ktheve puthjen Oltës?”/ Habit Luizi, çohet dhe bën veprimin e papritur ndaj aktores (VIDEO)

Banorët e “Big Brother VIP” patën mundësinë ditën e djeshme që të shikonin disa mesazhe të fansave të tyre jashtë, nëpërmjet platformës “Big Love.”




Kjo e fundit është krijuar disa javë më parë dhe banorët herë pas here kanë lexuar mesazhet që fansat e tyre iu kanë dërguar.

Në këtë platformë një prej fansave të programit e kishte pyetur këngëtarin shkodran se pse nuk ia ktheu puthjen Olta Gixharit.

Pasi e “vendosi në sedër” Luiz Ejlli u ngrit në këmbë dhe e puthi aktoren e njohur para gjithë banorëve të tjerë.

Kujtojmë që prej disa ditësh tashmë banorët po zhvillojnë lojën siameze. Dy e nga dy ato duhet të bëjnë çdo aktivitet brenda shtëpisë deri mbrëmjen e sotme të “Prime-it”.

“Vëllai i Madh” deshi që Olta dhe Luizi të ishin çift bashkë në këtë lojë dhe nuk zhgënjeu pasi kanë dhuruar momente shumë të bukura dhe gazmore.

Gjatë zhvillimit të kësaj loje kishte momente që këngëtari nuk ndjehej mirë dhe Olta kujdesej për të dhe madje në një moment i dhuroi edhe puthje. Kjo puthja në ballë e kërkuar nga ndjekësit ishte për këtë arsye.

Author: morevesh