PSE MESHKUJT NUK I GJEJNË ASNJËHERË GJËRAT?

Nuk është çështje dembelizmi, por natyre.

Nëse meshkujt në shtëpi nuk e gjejnë atë që kërkojnë, ndryshe nga femrat, është pasi dy gjinitë kanë një “vizion periferik” të ndryshëm.

Kjo lejon të “ndjejmë” forma, ngjyra dhe lëvizje që nuk janë para syve tanë.

Femrat janë të afta të shohin me saktësi të mirë deri në 45° në qendër të fushës së tyre vizive (aty ku meshkujt shohin si sfumaturë), dhe në raste të rralla zhvillojnë një vizion periferik që prek 180°.

NJË ÇËSHTJE VËMENDJEJE

Origjina e këtij dallimi mund të ketë zanafillen në zakonet sociale parahistorike.

Gratë, duke u kujdesur veçanërisht për mbledhjen e frutave, erëzave dhe bimëve, duket se kanë zhvilluar një aftësi vizive më të gjërë.

Në të kundërt meshkujt, të mësuar për gjueti, kanë mësuar të vënë në shënjestër gjahun përballë dhe të përqëndrojnë vëmendjen mbi një objekt të vetëm, edhe pse në distanca të largëta.

Author: admin