Me kalimin e shekujve, e ashtuquajtura unazë “pinky” ose unaza në gishtin e vogël të dorës, i ka mbijetuar ndryshimeve të panumërta të bëra në veshjet e meshkujve dhe ka mbetur në modë.
Por pse mbahet në atë gisht unaza?
Fillimisht u mbajt nga fisnikët për të lënë shenjën e tyre. Forma e stemës ose simboli i dinastisë, mbretërisë ose familjes ishte gdhendur në unazë duke theksuar prestigjin e trashëgimisë së tyre historike.
Në fund të shkrimit të një letre ose dokumenti zyrtar, unaza zhytej në dyll të nxehtë ose argjilë të butë dhe vepronte si një vulë që vërtetonte vërtetësinë e nënshkrimit. Me kalimin e kohës, unaza në gishtin e vogël pasqyronte çfarëdo pozicioni të spikatur shoqëror që mbante pronari i saj. Të gjithë madje e mbanin atë në cilën dorë preferonin.
Artistët e mëdhenj e kanë nderuar siç duhet stilin e veçantë të unazës, si ikoniku Frank Sinatra dhe Elvis Presley. Sot, ku simbolika po fiton sërish popullaritet, është një bizhuteri veçanërisht e dashur nga reperët, si Jay Z apo Sean “Diddy” Combs, të cilët janë mësuar ta kombinojnë atë me një sërë bizhuteri të tjera si një shfaqje të pasurisë dhe progresit ekonomik.
Fakti që unaza është mbajtur edhe nga njerëz të botës së krimit, qoftë në jetën reale apo në film, i jep këtij lloji të veçantë unaze një status të diskutueshëm. Kush mund ta harrojë figurën e Tony Sopranos, në “The Sopranos”, apo të Michael Corleone nga The Godfather? “Kokat e mëdha” mbanin unazën si një deklaratë se nuk do t’i njollën duart me gjak.
Tani, siç tregohet në botën e mediave sociale, burrat modernë mbajnë vetëm një ose dy unaza. Unaza “pinky”është sensacionale, bie në sy, ngjall mendime për narcizmin e përdoruesit – dhe rrallë origjinën aristokratike.