Kjo javë pritet të ketë debate të shumta, kjo pasi Luizi premtoi hakmarrje për grupin e Oltës, pas eliminimit të Efit.
Armaldo i cili është pozicionuar në krah të Luizit, shpesh herë bën biseda edhe me anëtarët e grupit të Oltës.
Duke folur me Kristin dhe Oltën, mes tyre nuk munguan ironitë dhe komunikimet me kode.
Kristi i tha Armaldos se në shtëpi do të vijnë ditë gri dhe për këtë të përgatitet.
Maestro u shpreh se ai ka disa ditë që i bën presion, duke i thënë që do vijnë ditë të zeza.
Kristi tha se ditë gri, do të thotë që ai nuk e ka idenë se çfarë po ndodh në shtëpi.