Largimi i Fifit nga “Big Brother VIP” bëri goxha bujë dhe po vazhdon të komentohet ende. Së fundmi, këngëtarja e njohur ka realizuar një intervistë virtuale me fansat e saj të Instagramit ku padyshim nuk mund të mungonin pyetjet lidhur me eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, e të cilave Fifi nuk ka hezituar t’iu përgjigjet.
Kështu, dikush i shkruan artistes: “Pse bëje skena në “Big Brother”, qaje pa arsye, vrapoje e para për çdo gjë, nuk më ke pëlqyer.” Kësaj pyetjeje ajo i është përgjigjur me ironi duke shkruar: “Vetëm që të pyesje ti pse”.
Sakaq e pyetur se çfarë e ka lënduar më së shumtë kur ajo doli nga “Big Brother VIP”, Fifi u shpreh se ishin ofendimet dhe torturat që ka marrë familja e saj. Njëri nga fansat e pyeti se çfarë e ka lënduar më së shumtë kur ajo doli nga Big Brother VIP, teksa Fifi u shpreh se ishin ofendimet dhe torturat që ka marrë familja e saj.
“Rrugëtimi im ka bë që disa njerëz të ikin vet nga lista e miqve të rremë. Kjo më ka bë me u ndje mirë në fakt. Çka më ka lënduar janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi, duke i ofenduar, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurave. Mesazhe super negative, mos të them kërcënuese. Nuk pretendoj të më duan të gjithë. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë”, ka thënë Fifi.
Shqiptarët e kanë marrë shumë afër zemrës këtë reality-show dhe duket se po kalojnë çdo limit. Në fund të ditës nuk duhet harruar se jo vetëm që bëhet fjalë për një lojë, por edhe për njerëz dhe artistë që kanë botën e tyre e që bëjnë ART.
Kujtojmë që Filloreta Raçi (emri i vërtetë) vendosi të largohet nga BBV duke deklaruar se ka nevojë të përkushtohet ndaj vetës dhe brenda shtëpisë nuk po arrinte ta bënte. Ndryshe, menjëherë pas daljes nga shtëpia Fifi ka publikuar këngën “Diell”, tekstin e të cilës e shkroi sa ishte brenda.