Konkurentët duhet t’i drejtojnë njëri-tjetrit pyetje, përgjigjet e të cilave duhet të jenë të sinqerta.
Në bazë të kësaj performance publiku do mund të votojë në rrjetet sociale banorin i cili e kalon këtë sfidë sinqeriteti.
Këtë provë Graniti dhe Fifi e shfrytëzuan për të sqaruar edhe disa gjëra të pathëna njëri-tjetrit.
Graniti: Cili do ishte personi që do tëdoje të largohej nga kjo shtëpi.
Fifi: Veten sepse të kam mëriztur ty.
Fifi: Çfarë do të doje të ndryshoje nga kjo eksperiencë?
Graniti: Afërsinë me ty. Dashtë Zoti që këtej e tutje do kem mundësinë të
Disa minuta më pas Beatrix e pyeti sërish lidhur me debatin më të fortë të ditëve të fundit teksa Fifi u përgjigj:
Graniti e dinte qendrimin tim që 10 ditë përpara. Por Fifi mbetet Fifi dhe i kam edhe unë ato problemet e mia. Unë i kam kërkuar shumë ditë përpara që të distancoheshim por ai nuk pranoi. Tani problemi im është që jam e lirë. Unë e dua shumë Granitin dhe do bëja gjithçka që të ishte i lumtur.
Menjëherë pas kësaj përgjigjeje Fifi u përlot dhe e lënduar emocionalisht zgjodhi të ndërpriste lojën. Graniti, Iliri dhe Sabiani tentuan menjëherë ta qetësonin.
Top Channel