Protestuesit marshojnë për tek Kryeministria: Do vemi tek koka e KRIMIT, tek Edi Rama (REVOLTA)

Të gjithë qytetarët që kanë dalë në protestë pas vrasjes së Klodian Rashës, ishin për më shumë se një orë tek Ministria e Brendshme, ndërkohë që janë zhvendosur tek zyra e kryeministrit Edi Rama.

TIRANË– Protestuesit janë nisur për tek Kryeministria. Të gjithë qytetarët që kanë dalë në protestë pas vrasjes së Klodian Rashës, ishin për më shumë se një orë tek Ministria e Brendshme, ndërkohë që janë zhvendosur tek zyra e kryeministrit Edi Rama.

Një prej tyre u shpreh për gazetarët se të gjithë do të shkonin tek ai që u cilësua tek “koka e krimit”.“Do ikim atje, tek koka e krimit, tek Edi Rama,”-tha qytetari. Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ndodhet në Amerikë, ku u shpreh se ka ikur për të siguruar vaksinën, por në të vërtetë është kapur duke bërë pazare.


 

Author: admin