Nga Rafael Floqi
Nëse benzina mbi zjarr e padrejtësive racore në SHBA dhe të dhunës së policisë që mbërtheu vendin, pavarësisht se nuk ishte implikim i tij direkt dhe indirekt çoi dhe në humbjen e Trumpit në zgjedhje. Po në Shqipëri, ç’ mund të ndodhë ?
Vrasja e 25 vjeçarit, Klodian Rasha pranë banesës së tij, teksa në dorë mbante dy hurma, dhe po i ikte me vrap policisë për të mos marrë gjobën 30 mijë lekëshe për shkak të kalimit të orarit të lejuar, është në vetvete një ngjarje mjaft tronditëse, për të shkaktuar reagim e indinjatë e ngjashme me atë nëntë minutat në qafën e George Floyd kur thërriste në grahmat e fundit nënën. Po akoma më shumë, ndryshe nga protestat në Amerikë , e gjitha u kthye në një revoltë që shpërtheu në rrugë, në bulevard e tek portat e kryeministrisë, nga sjella e ministrit Sandër Lleshajt, e Edi Ramës, e qeverisë, dhe mediave të saj, pas kësaj ngjarje tragjike.
Manipulimi i vrasjes
Në fillim pati përpjekje për të manipuluar vendngjarjen, dhe opinionin publik, ku në komunikatat e policisë u shkrua se i ndjeri pati armë, se armën e kish hedhur. Më pas mediat e qeverisë, u hodhën në sulm duke i bërë biografinë viktimës, ku e sollën si person me precedent penal dhe të rrezikshëm. Dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, nuk pati asnjë reagim nga Edi Rama. Vetëm kur ai u kthye me urgjencë për të bërë ata që quhet “damage remedy “ dhe plotësoi shpejt e shpejt njërën nga kërkesat e protestuesve duke bërë Ministrin Sandër Leshaj me detyrim përcaktim të japë dorëheqjen. Po pse Rama lëshoi Leshajn dhe nuk e lëshon shefin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliun? Pyetja qëndron.
Në po të njëjtën ditë kur ndodhi kjo vrasje në SHBA njoftohej nga CNN , se 17- vjeçarja Darnella Frazier që regjistroi me telefonin e saj celular ngjarjen e 25 Majit, ku u vra George Floyd u nderua me çmimin PEN. 17-vjeçarja kishte dalë në dyqan me kushëririn e saj më të ri, atë ditë kur pa një burrë të prangosur dhe me fytyrë për tokë. Ajo kapi ish oficerin e policisë së Minneapolis Derek Chauvin duke shtypur gjurin në qafën e George Floyd për gati nëntë minuta – cilat do të ishin momentet e fundit të Floyd. Ajo shpërndau videon në mediat sociale dhe shumë shpejt u pa në të gjithë botën. Kjo shkaktoi ndryshime në komunitetin e saj lokal, duke çuar në pushimin nga puna të katër oficerëve të përfshirë, një ndalim të policëve të policisë dhe një hetim federal. Ai gjithashtu u bë katalizatori për një lëvizje globale të drejtësisë racore.” Me asgjë më shumë se një celular dhe guxim të dukshëm, Darnella ndryshoi rrjedhën e historisë në SHBA, duke shkaktuar një lëvizje të guximshme duke kërkuar fund të racizmit dhe dhunës sistemike ndaj zezakëve nga duart e policisë,” tha CEO, i PEN America, Suzanne Nossel në një deklaratë.
Rama zjarrvënës dhe zjarrfikës
Nëse benzina mbi zjarr e padrejtësive racore në SHBA dhe të dhunës së policisë që mbërtheu vendin, pavarësisht se nuk ishte implikim i tij direkt dhe indirekt çoi dhe në humbjen e Trumpit në zgjedhje. Po në Shqipëri ç’ mund të ndodhë. Edi Rama u kthye me urgjencë nga Amerika, asnjë lajm për marrjen e ndonjë vaksine. Se nga ana tjetër edhe pse tani për tani Amerika, as kompania prodhuese Pfizer nuk pa kontrata me vendet e tjera. Po Rama pas ca shopingjeve në New York, i hypi avionit duarbosh dhe u kthye në Tiranën që kishte marrë zjarr. Por a nuk mund ai ta shuajë zjarrin që ka ndezur vetë?
Një njeri u vra nuk ka rëndësi ngjyra, një qenie njerëzore e pafajshme humbi jetën në duart e policisë dhe duart e atyre diktatorëve dhe tiranëve të vegjël që i “ fuqizoi” dhe i nxori në dukje Covidi. Ato nëntë minuta në qafën e George Floyd i vunë flakwn Amerikës. Kurse, benzina mbi zjarr në Shqipëri ishte qëndrimi cinik i Ministrit Lleshaj, i cili nuk denjoi të mbante asnjë përgjegjësi për ngjarjen, dhe aq më pak të kërkonte falje kur qe koha. Dhe në mënyrë të paprecedentë, ishte i fundit që foli për një ngjarje ku është i përfshirë institucionalisht drejtpërdrejt dhe dorëheqja e tij me “ detyrim përcaktim”, nuk është nder për të dhe as zgjidhja.
Gjenerali u tregua një ushtar në duart e Ramës
Gjenerali u tregua një ushtar në duart e Ramës dha dorëheqjen kur iu kërkua. Vrasja ka nisur qysh se policia është bërë agresive dhe është lëshuar me nerva e arrogancë ndaj qytetarëve. Kjo histori është brumosur me planin për të dhunuar e sunduar. Me gaz lotsjellës në protestë. Me gaz lotsjellës për t’i nxjerrë burra, gra e fëmijë, natën e në mes të dimrit nga streha e tyre në Astir. Me policinë që rreth brutalisht të riun me biçikletë në kodrat e liqenit, e më pas fajëson të ëmën dhe e qorton publikisht për moralin e saj.
Kjo dhunë që po vazhdon me ditë ishte kulmim, produkt i një dhune që është manifestuar pa asnjë pendesë nga gjenerali ministër e nga shefi i tij, kur vunë poshtë çizmes të rinj e studentë që kërkonin të mbronin Teatrin, apo kur u sulën me tabor ushtarak e forca speciale ndaj artistëve në mes të errësirës. Ngjarja tragjike, është pikërisht pasojë e kësaj sjellje armiqësore, fodulle, nëpërkëmbëse që drejtuesit e policisë nën orientimin dhe frymëzimin e rilindjes, kanë kohë që manifestojnë ndaj njerëzve. Nuk ka asnjë dyshim, se shumë miq të qeverisë, deputetë, ose ministra, të fortë, apo kriminelë me lidhje lart, kanë qenë edhe ata jashtë në mbrëmjen e asaj nate përtej orës 22.00, po asnjëri nuk është ndaluar, lajmëruar, gjobitur, apo përndjekur nga policia.
I gjithë ky mekanizëm i vënë në punë, duke shpërfillur kështu një viktimë të pafajshme dhe dinjitetin e tij, duke fyer familjarët, duke injoruar dhimbjen e tyre dhe të shoqërisë, bëri që spontanisht mijëra të rinj kryesisht, mes tyre vajza e gra, të mblidhen që të nesërmen pasdite në orën 4, në një rezistencë të pashoqe, deri kur policia bën atë që është e preferuara tashmë e gjeneralit ish-ministër, hedhja e gazit lotsjellës për shpërndarjen e tyre. Zemërimi disa orësh tregoi se arroganca e rilindjes e ka mbushur kupën, pakënaqësia është akumuluar aq shumë, sa shpërthimi mund të dalë jashtë kontrollit nga çasti në çast. As vizita hipokrite në shtëpinë e të vrarit se mbulon dot këtë arrogancë.
Pse nuk e pyet veten Rama, përse ka kaq shumë të rinj dhe adoleshentë?
Rama fajëson opozitën me atë zhargonin tij gjoja popullor të cilin e quan gojëtari, “se Meta me Berishën duan të venë Lulin në fron dhe thesarin t’ia japin Monikës”. Këto paradigma si dhe ato me “zazan” apo me “timon” të përsëritura shpesh deri në neveri, sipas 10 pikave të propagandës së Gëbelsit, nuk ngjisin tani. Aq më pak tek të rinjtë protestues. Ata vandalët që i quan Rama rrezik ngatërrojnë dhe Ramën me Lulin dhe Metën me Berishën. Rama nuk po arrin të kuptojë se ata nuk janë fëmijët e opozitarëve që po e sulmojnë. Ai është mësuar të luajë me opozitën si macja me miun. Nuk e kupton se këta të rinj nuk janë të gjithë fëmijë të opozitarëve. Thirrja që bëri Edi Rama prindërve opozitarë që të mbajnë larg fëmijët e tyre nga tubimet e protestës, është sa qesharake aq dhe naive. Kryeministri nuk po e kupton që të rinjtë janë të frustruar dhe nuk po e duan. Frustrimin e ka shtuar pandemia, të pa punë , pa para , pa mundësi për të pirë një kafe, kafenetë janë mbyllur, ata nuk dijnë si të shfrehen, është si tenxherja me presion që është gati të shpërthejë. Ata janë krenarë kur i etiketojnë si “barbarë”, edhe pse e ndjejnë se të tillë nuk i quan vetëm politika. Ata arrijnë ta kapin se si të tillë i sheh një pjesë më e gjerë e shoqërisë. Se si të tillë perceptohen prej asaj shtresës të mesme gri, që ndoshta nuk është e implikuar në vjedhjet dhe krimet e pushtetit, por që përfiton minimalisht nga avantazhet që pikojnë prej tyre, duke u shndërruar në indiferente.
Zemërimi i pashpresë shkon përtej një polici, ministri apo politikani
Në këtë kuptim, revolta e tyre e errët, zemërimi i tyre i pashpresë shkon përtej një polici, një ministri apo një politikani. Këto protesta si edhe ato në Amerikë u organizuan spontanisht, por natyrisht që ka në mes të turmave edhe elementë të infiltruar ashtu siç ka edhe persona të inkriminuar se “ujku mjegull do” vjedhës dhe grabitës. Natyrisht politika kërkon t’i përdorë për interesat e saj. Ashtu si dhe Partia Demokrate në SHBA i përdori si Antifan dhe “Black life matters“, asnjë fjalë kundër tyre në Konventën Demokrate, vetën kur pa nga sondazhet që po humbin vende në Kongres thanë ndonjë fjalë kundër dhunës dhe grabitjeve dhe parullave “defund the police”. Por shumica e atyre protestuesve si në ShBA dhe në Shqipëri janë kundër presionit dhe dhunës që shkakton mungesa e lirisë në normat e ngurta jo shkencore të gjoja mbajtjes nën hyqëm të pandemisë së Covidit me dhunë policore. Ç’ kuptim ka p.sh. ndalimi qarkullimi pas orës 22 , mos vallë virusi nuk ngjitet natën , apo dalja me autoblinda me mitralozë kundër virusit qysh nga fillimi i pandemisë në mars (?!)
Loja e politikanëve dhe zemërimi i turmave
Forcat kryesore politike kërkojnë të përfitojnë kapital nga këto protesta po shkëmbejnë akuza mbi përgjegjësitë e ngjarjeve, ndërsa Presidenti Ilir Meta, deklaroi se Shqipëria ka nevojë për të ndryshim të madh, sepse të rinjtë po braktisin vendin, të dëshpëruar nga varfëria dhe papunësia. Në pamje të parë presidenti duket se ka të drejtë, por dhe ai është vetë pjesë e asaj politike që çoi në këtë gjendje. Në Tiranë vazhdojnë reagimet politike nga institucionet shtetërore dhe partiake për protestat që kanë përfshirë vendin pas vrasjes së një të riu 25-vjeçar nga një patrullë policie në periferi të kryeqytetit. Pas disa ditë protestash në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës, figurat kryesore të shtetit dhe politikës vazhdojnë të shkëmbejnë akuza mbi përgjegjësit e këtyre ngjarjeve. Rama e akuzoi presidentin dhe politikanë të opozitës si organizatorë dhe nxitës të këtyre tubimeve. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë se protesta e ditës së 5-të në Tiranë për vrasjen e të riut Klodian Rasha ishte model, paqësore dhe që mori duartrokitjen e qytetarëve që ndaluan makinat e tyre në trafikun e Tiranës gjatë kohës së marshimit drejt Drejtorisë së Policisë. Bardhi thotë se kaq ka mjaftuar pasi mbështetja e qytetarëve të Tiranës e tërboi sot Edi Ramën, duke i rrëzuar cilësimin 4-ditor , që i bënte të rinjve shqiptarë si “huliganë”dhe “të blerë”. “Urdhri për të sulmuar protestuesit pa asnjë shkak është kriminal dhe provokon dhunë. Çdo pengesë për një protestë paqësore apo ndalimi i qytetarëve pa kryer asnjë akt dhune është i paligjshëm. Helmimi masiv i Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhuna ndaj fëmijëve është banditizëm shtetëror. Dhunën po e nxit Edi Rama. Arsyeja e vetme është frika që tashmë shumica e shqiptarëve nuk e pranon dhe po kundërshton arrogancën, dhunën dhe keqqeverisjen e tij 7 vjeçare”.
Polici që vrau të riun 25-vjecar Klodian Rasha mesnatën e të hënës doli sot para gjykatës, ku u konfirmua masa e arrestit të tij me burg. Përfaqësitë diplomatike të SHBA, BE dhe OSBE bëri thirrje për hetim të ngjarjes, gjakftohtësi në protesta dhe distancim nga dhuna gjatë tubimeve. Por ato përsëritën të njëjtat akuza të qeverisë së fajin e kanë liderë të kaluar të opozitës. Por aktualisht kjo nuk është realiste kjo është një lëvizje popullore si ajo e armëve kimike e mbani mend si protestuesit se qasën asokohe Berishën. Vetëm se tani janë më shumë të rinj që Rilindja u ka vrarë shpresat.
Nga Lleshaj tek Rama
Edi Rama mendon se e ka luksin që, neverinë, revoltën, zemëratën ndaj policisë dhe sjelljes së tij, ta mbajë në kurriz dhe madje ta transferojë edhe tek zyra e tij. Po nuk mendojnë kështu njerëzit. Ndaj, protesta, nga dorëheqja e Lleshajt, tashmë kërkon largimin kryepolicit të shtetit policor Ardi Veliu edhe të vetë Ramës.
Pas ngjarjes ku një 25-vjeçar u vra nga policia në mënyrë të panevojshme, të pajustifikueshme, për shkak të shkeljes së orarit të qarkullimit, në derën e banesës së tij, kanë reaguar publikisht politikanë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, dhe miliona qytetarë sipas mënyrës së tyre, kryesisht në rrjetet sociale. Disa kanë heshtur, kryesisht qeveritarët. Po heshtja që ka rënë më shumë në sy ka qenë e Ministrit të Brendshëm. Sandër Lleshaj, duke mos reaguar, ka mbajtur një qëndrim. Dhe cili mund të ishte qëndrimi në këtë rast? A mund të kishte pozicionim tjetër pos dënimit të asaj që ka ndodhur? Me gjasë po! Është gërmuar shumë, duke sajuar disa variante, duke e nxjerrë viktimën me precedent, duke e paraqitur me armë, duke e vizatuar si të rrezikshëm. Pra, ka pasur një përpjekje të ethshme për të krijuar një front kundër tij. Dhe heshtja, e ka hedhur Lleshajn, në atë anë. Kur doli se të gjitha marifetet shkuan dëm, dhe ngjarja u pa se ishte e pajustifikueshme në asnjë drejtim, pra kur rezultoi se kishim të bënim me një vrasje, me një krim, ministrit nuk i ngeli gjë tjetër, dhe sot, pas dy ditësh u shfaq në publik. Me një deklaratë të shkurtër, ku në thelb ai lan duart, e heq përgjegjësinë nga vetja, duke thënë se qenka detyrë e autoriteteve, pra e drejtësisë, ta shërbejë këtë rast. Ta zgjidhë! T’i japë drejtim!
Pra, ai nuk ka fare të bëjë, askund dhe me asgjë. Ministri përfshihet në mesazhin e tij, vetëm kur i shprehu ngushëllimet. Po pse vallë duheshin 40 orë për t’u shprehur ngushëllimet familjarëve? Pse ministri i Brendshëm, ishte i fundit që e bëri, ja pse dorëheqja e tij nuk është e ndjerë është e sforcuar dhe e zgjidhur si rruga e mesme edhe mes përplasjeve personale që kishte pasur me kryeministrin.
Ndërkohë ndërsa shqiptarët janë të tronditur, kreu i qeverisë bënte pazar në rrugët e Nju Jorkut.
“Çdo shqiptar është tronditur nga ekzekutimi i Klodjan Rashës në derën e shtëpisë. Dhimbja dhe zemërimi na ka përfshirë të gjithëve. Ndërkohë Edi Rama vazhdonte shopingun luksoz rrugëve të New York-ut. Nuk gjeti kohë as të ngushëllojë familjen dhe as të dënojë krimin makabër. Boll më!” – shkruante Bardhi numri 2 i PD-së.
Rama i lyp lobit grek një foto me Bidenin
Rama reklamoi se po shkonte në New York për te gjetur vaksinat, Po pse duhej një kryeministër të bëjë punën e Ministrisë se Shëndetësisë apo te agjentit tregtar? Thjesht për të treguar se po bënte gjithçka për “popullin” . Apo pse Edi Rama është para zgjedhjeve dhe do, siç bëri me Obamën, të bënte edhe nje foto me Presidentin e zgjedhur Biden. Dhe për pushtetin nuk ka rëndësi mjeti. Ai ishte në një takim dreke madje me klerikun greko ortodoks Alexandros , i cili njihet për afërsinë e tij me administratën demokrate. I biri i tij, Michalis Karloutsos ka dhe një kompani lobimi të afërt me rrethet pranë Biden-it. Burime nga lobi grek ne SHBA bëjnë me dije se patriarku i NY ishte fare pranë qëllimit për të siguruar një foto takim Rama- Biden. Por Biden nuk ndodhej në orë të mirë, pas deklaratës të FBI që po hetonte të birin e tij, Hunter Biden. Po pse Rama do të kërkonte ndihmë nga lobi grek dhe jo nga bashkatdhetarët e tij? Pse nuk u takua me shqiptarët pro Bidenit. Ata do të përpiqeshin me çdo mjet për këtë mundësi. A se keni vënë re se sa hera kryeministri shqiptar Edi Rama vjen në SHBA e shmang diasporën shqiptare. Nuk dihet se sa një gjë e tillë do ta ndihmojë qeverinë shqiptare të sigurojë më shpejt vaksinën apo puna e vaksinës duket se “ishte loja!.
Vetvendosje si Antifa
Në Shqipëri nga ana tjetër Qendra në Tiranë e Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar për vrasjen e Klodian Rashës. Ajo thotë se rrethanat që çuan deri te kjo vrasje nuk janë zbardhur. Vetëvendosje nënvizon se Shqipëria sundohet prej kohësh nga një shtet policor. “Këtë e ndjejnë të gjithë ata që e kundërshtojnë arbitraritetin e këtij pushteti, si dhe të gjithë atyre që u shtypen çdo ditë të drejtat nën dhunën strukturore dhe direkte të këtij regjimi” – thotë deklarata që më pas bën një kërkesë të qartë.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri reagonte i bashkohej kërkesës së qytetarëve për dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj dhe kryepolicit të shtetit policor Ardi Veliu. Këta dy pushtetarë e kanë humbur prej kohësh besimin e publikut dhe legjitimitetin, nga urdhrat që ata kanë dhënë për aksione policore ku janë përdorur mjete dhe dhunë shproporcionale ndaj qytetarëve që kanë protestuar në mbrojtje të kauzave publike. Largimi i këtyre dy pushtetarëve të shtetit policor është hapi i parë për të fituar besimin e publikut dhe për të vendosur drejtësi” – thuhet në deklaratë.
Është interesant si lëvizja kundër racizmit ne SHBA u mobilizua nga grupet e majta si “Antifa” dhe “Black life maters” dhe në Shqipëri po mbështet po nga një lëvizje e majtë si ‘Vetëvendosje”. Opozita jashtë parlamentare vetëm po bën vetëm burizanin, pasi kjo lëvizje proteste nuk është një akt politik, por është diçka më shumë.
Djegjia e PS së Shkodrës si Rajshtagu
Vrasja nga policia e 25-vjeçarit rreth orës 2 të mëngjesit në derën e shtëpisë, është një ngjarje që nuk ndodhi thjesht për shkak të dinamikës aty për aty, por për fat të keq, ka nisur shumë më herët. Protesta e Tiranës, që ka zgjatur disa ditë ato janë zgjeruar edhe në Durrës, Korçë, Elbasan Lushnje dhe Shkodër, është shenjë e qartë se qytetarët nuk do ta durojnë shtetin policor. Dekori i prishur në qendër të Tiranës edhe disa qyteteve është njësim i gjendjes së qytetarëve me qendrën e kryeqytetit. Objektet e dëmtuara ishin shprehje e qartë e revoltës që buron nga një situatë padrejtësie e thellë. Eshtë një kohë për të tërhequr të gjithë njerëzit së bashku … është një kohë për të dëgjuar. Boll me provokime. Zëra me influencë në Shqipëri, thonë se Rama po përdor provokimin. Djegia e selisë së PS në Shkodër nga disa adoleshentë në prani të policisë që nuk ndërhyri duket si djegia e Rajshtagut, për të akuzuar opozitën në rastin e Shkodrës kryebashkiaken dhe PD-në . Disa burime thonë se kjo është dora e Ramës e krerëve të Rilindjes për të justifikuar mbajtjen e dorës së fortë policore me sebepin e Pandemisë deri për zgjedhje.
Vandalizmi si dukuri e përbashkët
Protestat e këtyre ditëve janë një shkarkim mllefi e dufi, jo për një vdekje, por për një gjendje të mbartur prej vitesh e vitesh. Dhuna e atyre të rinjve e adoleshentëve, nuk është barbarizmi i vandalëve që thyen zbukurimet e festës, por paralajmërimi i fundit për të ndryshuar një shoqëri që funksionon si godinë e shembur, e njëjta gjë dhe në protestat në Amerikë, si në Mineapolis , si në New York, Washinton apo Seatle. “Vetëm duke e parë në sy dhe duke e kuptuar si duhet këtë klithmë “vandalizmi”, ne mund t’i qetësojmë edhe indiferentët që shqetësohen nga “barbarët”. Ndërsa duke ngritur alibi të shtrembëta dhe duke dhënë përgjigje të gabuara, vetëm do ta shumojmë virusin e mllefit që tashmë na është futur në trup. E nëse nuk do dimë t’i lexojmë mesazhet e këtyre ditëve, që verbëria e dhunës dhe përçartja e urrejtjes i bën vështirë të dekriptueshme, ajo që kemi parë deri më tani do të na duket lule”, komentonte analisti Andi Bushati.
Nëse nuk i themi ndal dhunës sistematike të programuar nga lart, sado që të ankohemi, do ta kemi të pamundur të neutralizojmë kundërefektin e saj. E nëse vazhdojmë kështu, përmbysja e slitës së babagjyshit do të na duket një shaka, ndërsa nxjerrja për bythësh e Edi Ramës nga kryeministria, s’do na ngushëllojë aspak, se atëherë do kenë marrë flakë edhe zyrat, rezidencat, butikët dhe qendrat tona tregtare. A nuk ndodhi në mjaft qytete amerikane kështu?
Është një kohë për të mësuar
Është një kohë për të mësuar, kur padrejtësitë vazhdojnë pavarësisht përparimit me vite. Është koha për ndryshim. Dëgjoni këtë apel te lëvizjeve për George Floyd , sa reale janë për ato çka ndodhin tani në Tiranë dhe Shqipëri.
“Le të qëndrojmë së bashku, krah për krah, të mbajnë duart me çdo njeri, sepse së bashku ne ngrihemi dhe do të qëndrojmë me drejtësi dhe fuqi përgjithmonë, në mënyrë që të mund të marrim frymë në paqe në liri.”
PO PROTESTAVE, JO DHUNES !
Burim: Dielli