Çmimi i naftës në vendin tonë po rritet çdo ditë e më shumë, kjo ka sjellë edhe reagime të shumta, Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shoqëria Civile ka njoftuar protestë përballë kryeministrisë, ditë n e sotme në orën 17:00.
Kësaj thirrje i është bashkuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në protestë. Berisha ka postuar njoftimin për protestën, e organizuar kryesisht në rrjetet sociale nga aktivistë të ndryshëm të shoqërisë civile, teksa shkruan: Tirana në shesh në ora 17:00 kundër qeverisë për rritjen e çmendur të çmimit të naftës!