Pas paralajmërimit për zhvillimin e protestës që ka thirurr Sali Berisha, kundër ardhjes së presidentit serb në Tiranë Aleksandër Vuçiç, para ambienteve të kryeministrisë, janë sjellë kangjela metalike.
Siç ka ndodhur edhe në protestat e mëparshme, kangjellat metalike do të vendosen për të rrethuar pjesën e parme të kryeministrisë.
Sakaq, bëhet me dije se 2000 forca policie do të jenë të angazhuara për mbrojtjen e sigurisë. Në shtylla janë vendosur kamera si dhe janë lyer me graso.
Ndërkohë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur flamujt e Maqedonisë së Veriut dhe të Serbisë e Shqipërisë.
Vuçiç dhe Zaev do të jenë për një vizitë dy ditore në Shqipëri në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.