Një numër i madh qytetarësh janë në protestën që po zhvillohet para kryeministrisë duke kundërshtuar rritjen e çmimeve. I pranishëm ka qenë edhe aktori Florjan Binaj i cili ka përcjellë mesazhe të forta ndaj qytetarëve duke i ftuar që të jenë shkojnë në protestë.
“Nuk ulen çmimet duke parë telenovela turke, duke bërë buzët. U them të rinjve që na shohin në internet nuk është Instagrami kombi juaj por Shqipëria është atdheu juaj. Shqiptarët rrëzuan diktaturën kur i ngritën të gjithë bashkë po të ngrihemi të gjithë bashkë mund të ulim jo vetëm çmimin por mund të marrim dhe atë që na takon. Kjo fillon këtu dhe nuk mbaron me kaq. Ndërkohë që protestojmë këtu liderin e ballkazanit e kemi në Dubai”, tha ai.