Sali Berisha sapo është nisur në Prokurori ku do të pyetet në lidhje me protestën e 8 Janarit ka patur një prononcim për mediat ku tha se Basha është vegël e qeverisë.
“Për më shumë ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do ju informoj ju imtësisht. Basha është një vegël e qeverisë, ato i ka dërguar Rama. Aty thirrem nga Rama unë”, tha Berisha.
Ndërkohë Berisha tha se gjykata duhet të ndëshkonte policinë që ndaloi njerëz të pafajshëm duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje gazetarëve për vendimin e djeshëm për të liruar të 34 personat e arrestuar pas protestës së 8 Janarit.