Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika tha në një komunikim për mediat se godina e selisë së PD konsiderohet vendngjarje.
AI theksoi se kush ka bërë akte dhune do të përballet me ligjin.”Godina është vendngjarje, kush ka kryer akte dhune do përballet me ligjin. Ka persona të lënduar lehtë. Nuk e dimë se kush e ka hedhur gazin lotsjellës, do hetojmë”, tha ai.