Aktivisti Adriatik Lapaj ka qenë pjesë e protestës për rritjen e çmimeve, që ka bërë bashkë mijëra qytetarët përpara ambienteve të kryeministrisë.
Lapaj tha se çmimet janë rritur në të gjitha sektorët, ndërsa rrogat qëndrojnë të pa ndryshuara. Ai solli në vëmendje masat e ndërmarra nga qeveritë e vendeve të tjera lidhur me këtë problematikë, ndërsa shton se qytetarët nuk do ndalen deri në normalizimin e situatës.
“Përshëndetje të gjithëve! Fjala ime do të jetë bashkë me ju. A është rritur çmimi i miellit? (Qytetarët: Pooo) A është rritur çmimi i orizit? (Qytetarët: Pooo) A janë rritur rrogat? (Qytetarët: Jooo) A është rritur çmimi i bukës? (Qytetarët: Jooo) A janë rritur rrogat? (Qytetarët: Jooo) A janë rritur fasulet? (Qytetarët: Poooo) A janë rritur rrogat? (Qytetarët: Jooo) A është rritur çmimi i naftës? (Qytetarët: Pooo) A janë rritur rrogat? (Qytetarët: Joo). Çfarë dreqin po bëhet me këtë vend? Kjo nuk është krizë vetëm e Shqipërisë është krizë e vendeve të tjera që reflektohet edhe te ne. Si rriten në Shqipëri çmimet me 40%. Po rendis masat e ndërmarra ditën e sotme nga qeveritë e përgjegjshme.
Vuçiç: Nafta do të mbetet 1.5 euro. Në Maqedoni me të njëjtin çmim. Në Kosovë është vendosur që shitësit me shumicë të kenë fitim vetëm 4% të vlerës.
Në Greqi qeveria ka lancuar një plan për familjet në nevojë dhe pritet paketë e plotë brenda javës.
A keni parë ndonjë masë nga Shqipëria? (Qytetarët: Joooo). A jeni dakord për rritjen e çmimeve? (Qytetarët: Jooo). Ne nuk ndalemi, derisa të ndalojnë këta. Nuk duhet të ndalemi më kësaj here. Kjo është protestë për çmimet, xhepat tanë, nënat dhe baballarët tanë”, tha Lapaj.