Drejtuese e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj ka dalë në një konferencë ku ka folur rreth arrestimit të 4 personave, lidhur me skandalin e publikimit të pagave.
Ajo ka thënë se janë arrestuar 2 persona të punësuar në institucione shtetërore e dy të tjerë në sektorin privat. Këta të fundit, kanë blerë të dhënat te punonjësit shtetërorë.
Sipas Imerajt, hetimet po vijojnë edhe në Drejtorinë e Transportit Rrugor, pasi janë publikuar dhe të dhënat e targave të shtetasve shqiptarë.
“Është bërë sekuestrimi i serverave, kemi vijuar për të zbuluar mekanizmin e ngjarjes. Kemi evidentuar 4 autorë, dy janë punonjës te Tatimet me detyra punonjës IT.
Ka dyshime se kanë vjedhur të dhëna personale dhe paga të disa muajve. Kemi zbuluar se nuk ka ndërhyrje por shpërdorim detyre duke shituir të dhëna në subjekte private,” Imeraj.