Prindërit duhet të kenë turp për një vajzë si ty! Modelja s*eksi u mbyll gojën komentuesve me ato që thotë (FOTO)

Një 23-vjeçare u ka kthyer përgjigje të gjithë aty që komentojnë se “prindërit e saj duhet të kenë turp për vajzën e tyre”. E reja, e cila prej 5 vitesh merret modelimin, ka zbuluar se mamaja e saj ka lënë punën për të mbështetur atë.




Apollonia Llewellyn, e cila njihet si Barbi, ka miliona ndjekës në rrjetet sociale, ku disa e kritikojnë për zgjedhjen e karrierës së saj.

Por 23-vjeçarja nga Yorkshire, tha se familja e saj është krenare për të, madje e ëma është larguar nga puna në spital për të punuar me të.

“E duan punën time si familja ashtu edhe shoqëria ime. Janë shumë mbështetës, por kam pasur komente negative nga ndjekësit në rrjetet sociale, të cilët bëjnë sikur me njohin po nuk është ashtu. Unë thjesht i injoroj dhe kam mësuar që t’i lë të flasin, sidomos kur je në syrin e publikut”, ka thënë 23-vjeçarja.




Ajo ka shtuar se kur publikon imazhe ku shfaqet me bikini, ndjekësit i shkruajnë se “mami dhe babi jot nuk janë krenar për ty”.

Por në fakt nuk është aspak ashtu, pasi tani e ëma e saj e ndihmon në gjetjen e punëve të reja, merret me emale-t e saj dhe takimet e reja për punë.

  

Author: morevesh