Komisioni i Rithemelimit ka zhvilluar këtë të diel primaret në të gjashta bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore.
Në Vorë kandidati përfaqësues I Komisionit të Rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit do të jetë Lulzim Vrana. Vrana u shpall fitues me 277 vota.
Në Dibër është shpallur fitues Premtim Kryemadhi me 424 vota, bashkia Rrogozhinë Komisioni i Rithemelimit do të përfaqësohet nga Hekuran Xhani i cili u shpall fitues me 211 vota dhe në bashkinë Durrës Komisioni i Rithemelimit do të përfaqësohet nga Ardjan Muka i cili ka arritur të sigurojë 1162 vota.