Prezantuesja e motit pengohet nga djali i saj live në TV

Një vogëlush i lezetshëm që hyri në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë emisionit të mëngjesit, po u kujton prindërve se askush nuk përjashtohet nga “ekuilibri” i jetës dhe punës pandemike.

Leslie Lopez e ABC7 ishte duke raportuar mbi parashikimet e motit nga shtëpia e saj në Los Angeles, kur djali i saj 9 mujash, Nolan, bëri një paraqitje të papritur.

Lopez tha se Nolan kohët e fundit mësoi se si të ecte dhe vendosi të tregonte aftësinë e tij në ora 5:40 të mëngjesit, ndërsa e gjithë Amerika shikonte.

“Për herë të parë ndonjëherë ai është ngritur vet në këmbë”, tha Lopez për emisionin “Good Morning America”, “Nga njëra anë jam shumë krenare për të.. dhe jam e lumtur që nuk u rrëzua gjatë transmetimit të drejtpërdrejt në televizion”.

Ajo shtoi se po raportonte e vetme nga shtëpia pa ekip për shkak të COVID-19 dhe se ndjehet e lumtur që njerëzit po e shijojnë momentin e saj real dhe është mirënjohëse për mbështetjen që ka marrë nga shikuesit dhe njerëzit e afërt.

 

ABC7's Leslie Lopez is 'interrupted' in an adorable news blooper - ABC7 Los  Angeles

Video of weather reporter interrupted by toddler son on air wins hearts  online | Trending News,The Indian Express

 

Author: admin