Kreu rus, Vladimir Putin ka urdhëruar ushtrinë ruse që të vendosë forcat bërthamore në gatishmëri të plotë pas njoftimeve dhe deklaratave që vijnë nga vendet anëtare të NATO-s.
Mediat ruse thonë se Putin lëshoi një urdhër të tillë gjatë takimit me Ministrin e Mbrojtjes dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valery Gerasimov.
“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s kanë dhënë deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”. – është shprehur presidenti rus.
Pak ditë më parë, Putin i kërkoi vendeve perëndimore të mos ndërhynin në pushtimin e tij ndaj Ukrainës, pasi në të kundërt mund të përballen me “pasoja të rënda”.
Nga ana tjetër, SHBA ka reaguar pas urdhrit të Putin, duke thënë se ky vendim është thjesht përshkallëzim i paprovokuar i “kërcënimeve” që vijnë nga Kremlini.