Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë për 100 vjetorin e Luftës së Dibrës.
Ceremonia u mbajt në Pallatin e Kulturës në Kamëz, ndërkohë Meta u prit në takim nga kryetari i bashkisë, Rakip Suli, foto me të cilin Meta e shpërndau dhe në Facebook.
Ne postimin e tij, Meta shkruan se nuk ka gje me te shenjte sesa pavaresia e Shqiperise, duke shtuar se per arritjen e kesaj pavaresie eshte derdhur shume gjak.
Ilir Meta: Nder dhe kënaqësi e veçantë të merrja pjesë sot në takimin festiv të organizuar në Pallatin e Kulturës në Kamëz, me rastin e 100-vjetorit të Luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavidshme të Lanë-Lurës, për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga pushtuesit mizorë serbë.
Sot kjo ngjarje është një burim frymëzimi për të gjithë ne dhe veçanërisht për brezin e ri, që i mban gjallë traditat e të parëve dhe kujtimin e tyre të paharruar.
Një shekull më pas, burrëria, trimëria dhe heroizmi i patriotëve të Lurës dhe të Qarkut të Dibrës, na dëshmon se nuk ka gjë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë se Sovraniteti, Integriteti dhe Pavarësia e Shqipërisë, për të cilën është derdhur aq shumë gjak dhe janë kryer aq shumë sakrifica sublime dhe të panumërta.
I përjetshëm kujtimi i të gjithë patriotëve të Lurës dhe të Dibrës, të cilët me në krye Elez Isufin shpëtuan kufijtë e Shqipërisë!./shqipëriaime.com.al