Presidenti infektohet me Covid, pranon betimin e Kryeministrit brenda kutisë së xhamit

Presidenti i Republikës Çeke është detyruar të pranojë betimin e Kryeministrit të ri i gjendur brenda një kutie xhami pleksiglasi pasi doli pozitiv me Covid-19. Milos Zeman përshëndeti Petr Fiala gjatë ceremonisë zyrtare në rezidencën e tij në Pragë.

Presidenti 77-vjeçar ishte i ulur në një karrige me rrota dhe i shoqëruar nga një mjek i veshur tërësisht me pajisje mbrojtëse. Zeman u sëmur me Covid gjatë një qëndrimi prej gjashtë javësh në reanimacion, por arsyet nuk janë bërë të ditura.

Në Çeki rregullat kërkojnë që një pacient me Covid të qëndrojë dy javë në vetëizolim. Qeverisë së re të Fiala do t’i duhet të përballet me një valë të re infektimesh që kërcënon të përfshijë spitalet, si edhe me një krizë energjie.

Vetëm 58.5% e popullsisë janë vaksinuar në Republikën Çeke.

/a.r

Author: admin