Përvjetori i 554 i vdekjes së Skënderbeut do të gjendej në ndonjë titull periferik të mediave online, sikur Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan të mos e kishte zgjedhur pikërisht këtë të hënë për një vizitë në Tiranë dhe Laç.
Të hënën presidenti turk Erdogan e nisi axhendën e tij me një fjalim për banorët që përfituan shtëpitë e reja në Laç. Atje do t’i emërtojnë një shesh me emrin “Rexhep Taip Erdogan”. Me të mbërritur në Tiranë, inauguron Xhaminë e Et’hem Beut që u restaurua me paratë e qeverisë turke dhe në fund mban fjalim në parlamentin shqiptar.
Rama nuk e ka luksin ta presë mikun turk në një pallat me ornamente të florinjta siç e priti miku i tij në Ankara, por më shumë se kaq nuk mund të bëjë për të përkëdhelur sedrën e “sulltanit”.
Por sërish në vizitën e Erdoganit ka një handikap. Një detaj që nuk mund të shpëtojë kollaj dhe që mund të jetë arsyeja se përse ai zgjodhi të shkelë në vendin tonë pikërisht në 17 Janar pse zgjodhi pikërisht Laçin për rindërtimin ku dihet se pjesa më e madhe e banorëve janë të krishterë.
Pas vizitës në Laç presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan mori pjesë në ceremoninë e restaurimit të xhamisë ‘Et’hem Beu’ në Tiranë bashkë me kryeministrin Edi Rama.
Por ajo që ra në sy ishte se në ceremoni nuk ishin të pranishëm drejtuesit e Komunitetit Mysliman, që kanë nën administrim xhaminë Et’hem Beu. Më herët u raportua se qeveria nuk e ka ftuar KMSH që të jetë pjesë e ceremonisë.
Përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe kryetarit të saj thanë dje se nuk do të jenë prezentë të hënën e 17 janarit, në asnjë nga aktivitetet e parashikuara në agjendën e vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Tiranë.
Vetë kryetari i KMSH, Bujar Spahiu, bëri thjesht një postim online nga Kurani në ditën e vizitës së Erdogan.
“Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjitha këto do të merren në përgjegjësi.
Mos ec nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti, në të vërtetë, nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve”, thuhet në postimin e tij.
Në xhaminë e Namazgjasë punimet janë ndërprerë dhe kjo për shkak të përplasjeve që janë mes Komunitetit Mysliman Shqiptarë dhe Presidentit të Turqisë, Erdogan.
Mediat turke vazhdimisht është shkruar se Komuniteti Mysliman Shqiptar në vitet e fundit drejtohet nga njerëz që mbështesin Gylenin dhe organizatën FETO, kundërshtarin politik të Presidentit Erdogan.
Kjo ka bërë që punimet të ndërpriten dhe një monument i tillë jo vetëm kulturor por edhe fatar të shihet si një objekt mahnitës në zemër të Tiranës, por pa akses përdorshmërie.
Edhe në komentet në profilin e kreut të KMSH, Bujar Spahiu shihet përplasje e ashpër nëpërmjet mbështetësve të Erdoganit dhe të Komunitetit Mysliman.
Në një video të shpërndarë ditën e sotme nga Komunitet Mysliman në profilin e tyre në facebook.
Shihet qartë data e vendosur lart për përfundimin e punimeve në xhamin Et’hem Beu në Tiranë. KMSH nuk ka shkruar 17 janar ditën e djeshme ku u inaguruar nga Erdogan por 18 janar.