Prapaskena e vitit 2006, si Barcelona refuzoi 255 milionë euro nga Inter për Lionel Messin

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur për një prapaskenë të bujshme që ka të bëjë me Leo Messin në vitin 2006, kur argjentinasi ishte ende një talent i ri në botën e futbollit.

 

Sipas numrit 1 të katalanasve, Massimo Moratti erdhi me një ofertë të bujshme prej 255 milionë eurosh për “Pleshtin”, për ta afruar atë tek Inter, por që më pas u refuzua nga klubi spanjoll.

 

“Ne refuzuam një ofertë prej 255 milionë eurosh që vinte nga Inter në vitin 2006 për Leo Messin. Moratti e donte atë në skuadër”, u shpreh Laporta. Deri në atë kohë, transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Zinedine Zidane drejt Realit nga Juventus për shumën e 52 milionë eurove.

Author: morevesh