Butrint Imeri ka mbështetur publikisht Kiarën në rrugëtimin e saj në Big Brother Vip Albania.
Mbrëmjen e djeshme pas përfundimit të spektaklit ai ka shpërndarë foton e ish partneres së tij duke i vendosur edhe një kurorë në kokë.
Gjatë spektaklit Kiara rrëmbeu edhe duartrokitjet e publikut pasi përpos reagimeve të të gjithë banorëve, ajo nuk e hodhi poshtë Luizin duke thënë se shpreson për një version më të mirë të tij.
Ndërkohë që gjatë gjithë mbrëmjes ajo nuk u përfshi në debate të ashpra por zgjodhi vetëm të argumentojë në momente të caktuara.
Butrint Imeri dhe Kiara Tito kanë qenë bashkë disa vite më parë ndërkohë që ishin një nga çiftet më të përfolura.
Gjatë qëndrimit në Big Brother Vip Kiara ka folur për lidhjen e saj me Butrintin duke e cilësuar atë njeriun e duhur në kohën e gabuar për shkak se të dy kanë qenë shumë të vegjël, vetëm 20-vjeç.