Post-Big Brother! Kejvina dhe Tea bëhen bashkë, çfarë po kurdisin dy vajzat?

Kejvina Kthella është bërë sërish aktive në rrjetet sociale që pas përjashtimit nga ‘Big Brother VIP Albania’, eksperiencë nga e cila doli jo mirë. Shpulla ndaj Luizit i kushtoi shumë madje arriti deri aty sa ajo të shkëputej nga rrjeti social ‘Instagram’. Pak kohë më parë ajo i dërgoi një dron Luizit ku i shkruante se e kishte xhan. Më pas, Kejvina hapi Instagramin duke bërë një shkrim ku kërkonte falje, Luizit dhe fansave të tij.




Marrëdhënia me ish-konkurrentët duket se nuk është harruar nga Kejvina. Sot, ajo ka takuar Tean, e cila së fundmi u eleminua nga shtëpia e ‘Big Brother VIP’. Dy vajzat po shijojnë një gotë verë po duket se veset e krijuara brenda shtëpisë nuk harrohen kollaj.

‘Po zihemi për cigaret. Hahahah por jo jo duhemi, duhemi’- shkruan Kejvina në instastoy, duke cekur cigaret, për të cilat bëhej sherr brenda shtëpisë.

Kejvina dhe Tea do kenë shumë për të folur, e me siguri Luizi do jetë kryefjala.

Author: morevesh