Një fëmijë 4-vjeçar zbrazi llogarinë bankare të nënës së tij, pasi gabimisht porositi 918 lëpirëse që kushtonin mbi 2600 dollarë.
Ishte vetë nëna e të voglit, Jennifer Bryant, e cila tregoi ngjarjen në Instagram, duke theksuar se as nuk mund ta kthejë porosinë, pasi Amazon ndjek politikën “malli që blihet, nuk kthehet”.
Duke qenë se gruaja amerikane ka edhe dy fëmijë të tjerë dhe nuk mund ta përballojë një shpenzim të tillë, të afërm dhe miq vendosën ta ndihmonin, duke grumbulluar më shumë se 20 000 dollarë.
Në fund të fundit, blerja e gabuar e fëmijës nuk doli edhe aq keq…