U ka rënë rëndë dreka dy turistë japonezë në Romë, pasi panë faturën që u solli restoranti që kishin zgjedhur në qendrën historike të qytetit.
Ata kishin porositur spageti me fruta deti, dy pjata dhe ujë. Por ku panë se sa kushtonin, u habitën.
Fatura u postua në Facebook dhe u bë virale menjëherë, ku ka marrë shumë komente nga japonezë dhe italianë.
Shuma totale që kanë paguar turistët japonezë ishte plot 429,80 €.
Por ajo që i la të befasuar ishte ky detaj. Shuma totale e ushqimit ishte 349,80 € por shtesë ishte tarifa për servisin plot 80 €.
Pra turistët paguan edhe për pjatën dhe mbulesën e tavolinës, shkruan “Il Messagero“.