Sociologu Ergyr Mërtiri duke analizuar në një postim gazetarinë e sotme, flet për atë që e quan modeli Peka.
“Ka gazetari te njeanshme, ka gazetari ne sherbim ndaj politikaneve, ka gazetari te politizuar, por ka edhe nje model permbi te gjitha keto, qe e ben ne nivele dramatike Cim Peka tek media e tij syri-baker” – shkruan Mërtiri dhe më pas shton:
“Politika ka disa norma dhe parime dhe mbeshtetet mbi nje gjuhe dhe logjikê te sajen. Kjo lloj gazetarie nuk respekton asgje nga keto dhe eshte me e militantizuar se vete politikanet te cileve iu sherben.
Ajo flet me histerine e nje militanti rruge qe nuk njeh as objektivitet, as racionalitet, madje as njerezillek ne misionin e saj per te sherbyer.
Çim Peka, si prototip i kesaj gazetarie, ka nje rol te rendesishem ne revolucionin e moshes se trete te Berishës. Roli i tij eshte te thote me ze te larte edhe ato pak çmendurira qe vete Berisha i le pa thene per te mos u dukur dhe aq anormal.
Çimi behet pompa baltehedhese qe ka per detyre te shenjestroje kedo qe nuk mendon si shefi i tij, dhe te jashteqisë para publikut diarrene e “revolucionit”.
Se fundmi, Çimi transformon fjalet e Vehap Koles, te thena ne nje debat televiziv te para-dyjavëve, duke e sulmuar ate per mosperputhje me nje qendrim te para kater vjeteve. Ne standardet e çoroditura te syrit te Pekes, i kerkohet Vehap Koles koherence me çfare ai ka thene ne fb-ne e tij private para kater vitesh, kur ai nuk ishte aspak nje njeri i njohur publikisht.
Por kjo pergjegjesi nuk i kerkohet Berishes, qe brenda nje ore ndryshon qendrim 180 grade per njeriun e tij me te afert, te cilin fillon ta denoncoje me akuza te hershme të Rames. Pra syri i kerkon me shume pergjegjesi Vehap Koles se Sali Berishes!
Saliut i lejohet te ndryshoje qendrim brenda ores, Vehapit nuk i lejohet as pas kater vitesh! Kjo do te thote ta trajtosh lexuesin dhe shikuesin tend si idiot, duke e terhequr per hunde.
Gazetaria e fyerjes se inteligjences se publikut eshte ne fakt gazetari- halli qe behet pergjithesisht ne kushte paniku per humbjen e burimeve qe te garantojne jeten e pamerituar të luksit, vilat dhe makinat. Gjithsesi, revolucioni i hallexhinjve marshon!”