Policja shqiptare në New York të SHBA-së është bërë e famshme në internet me një video, ku i bënte ‘twerk’ kolegut të saj gjatë një feste më 15 dhjetor.
26-vjeçarja, që sipas disa faqeve është shqiptare, pas festës i ka kërkuar falje gruas së togerit Nick McGarry, transmeton Gazeta Express.
“Dua t’i kërkoj falje bashkëshortes së togerit, vërtetë më vjen keq. Shpresoj të mos ketë shkaktuar ajo ngjarje shumë dëm në martesën e juaj apo në jetën e juaj personale. E di se duket keq dhe nuk duhej të ndodhte. Unë vërtetë nuk e dija për martesën tuaj”, tha Vera për TMZ.
Kërcimi ndodhi javën e kaluar në një bar në Yonkers. 26-vjeçarja kishte vetëm katër muaj që punonte para ngjarjes, ndërsa tha se nuk e kishte idenë se togeri ishte i martuar.
Ajo tha se ndihet shumë e turpëruar sa nuk ka dalë nga shtëpia që nga publikimi i videos. As Vera dhe as kolegu i saj nuk u përballën me ndonjë akuzë disiplinore.
https://twitter.com/Imposter_Edits/status/1473046346634518537?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1473046346634518537%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2021%2F12%2F27%2Fpolicja-shqiptare-i-ben-twerk-kolegut-ne-shba-videoja-behet-virale-i-kerkon-falje-gruas-se-tij-video4%2F