Policia vret 29-vjeçarin, publikohen pamjet tronditëse/ “Mami! Mami!”

Departamenti i Policisë së Memphisit ka publikuar pamjet tronditëse të kamerës së trupit të oficerëve të policisë, të cilët rrahin për vdekje një 29-vjeçar me mgjyrë të identifikuar si Tire Nichols .



Videoja tregon 29-vjeçarin, duke qarë dhe duke kërkuar nënën teksa qëllohet brutalisht nga 5 oficerë policie vetëm 80 metra larg banesës së tij.

“Mami! Mami!”- bërtet viktima, ndërkohë që oficerët i hedhin spraj me piper në fytyrë dhe e godasin me shkelma dhe shkop metalik.







9-goditje të cilat rezultuan fatale për të riun, i cili nuk mundi dot të mbijetojë edha pas dërgimit në spital dhe ndihmës së mjekësve.

Të pesë oficerët e përfshirë në ngjarje u përballën me akuza për vrasje të shkallës së dytë, me prokurorin e qarkut që tha se megjithëse ata luajtën role të ndryshme, “ata janë të gjithë përgjegjës”.

Author: morevesh