Policia Rrugore bën “namin” në Fier, arrestohen 8 shoferë

Policia Rrugore e Fierit ka vijuar kontrollet për të gjithë shoferët që bëhen burim aksidenti.

Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar 8 shoferë. Ndërkohë janë proceduar në total 2129 drejtues mjetesh.

Njoftimi:

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore e Fierit me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në drejtim të shkeljeve të cilat janë burim aksidenti.

Nga kontrollet e ushtruara, janë konstatuar dhe kapur në kushtet e flagrancës 8 shtetas për drejtim të mjetit të pa paisur me leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Janë proceduar administrativisht gjithsej 2129 drejtues mjetesh.

917 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 142 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

257 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 280 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 73 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 4 të tilla për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 35 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.

Si dhe janë vendosur 357 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore Fier do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falenderon drejtuesit e mjeteve si dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Author: vizion