Megi Pojani, nuk po e mbyll ditën dhe aq mirë për sot, pasi u gjobit. Mesa duket ajo u pikas nga efektivët e Policisë, të cilët pavarësisht se është figurë publike, nuk e lanë pa gjobitur për shkeljen që bëri.
Ajo publikoi gjobën në ‘instastory’ ku lexohej se kishte ndaluar mjetin në një vend që nuk duhej. E sikur të mos mjaftonte kjo, ajo e puthi letrën duke lënë në të shenjat e buzëve.
Por ndoshta Megi edhe mund të shpëtojë e të mos paguajë për shkak të gabimit të policit. Ai ka vendosur datën vitin 2024 e sipas një komentuesi, gjoba mund të jetë e pavlefshme.
Megi kërkon të dijë nga ndjekësit nëse kjo është e vërtetë.
E nëse po, mendoni se polici e ka bërë kastile?