Policia e Shtetit v rau 25-vjeçarin, flet për të herë të parë Sandër Lleshaj: Ng ushëllimet e mia

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të parë pas vr asjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga ef ektivi i Policisë së Shtetit. Lleshaj ka pritur një ditë për të bërë reagimin e parë, në të cilin shkruan se ngus hëllimi më i madh për familjarët do të jetë zbardhje e të vërtetës.

Ndër të tjera ai shkruan se ka besim që organet kompetente do të zbardhin të plotë ngjarjen, për të cilën shprehet se ka nevojë për qartësim të plotë.

E VËR TETA ËSHTË NG USHËLLIMI MË I MADH
Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë h umbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hi dhërimit të madh, u shpreh atyre ngu shëllimet e mia më të thella për këtë h umbje tr agjike.

Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vr asjen e Klodian Rashës.

Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të vi ktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.
Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tr agjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë./korrieri.al

Author: admin