Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi ku një oficer policie u arrestua të shtunën për kryerjen e 11 grabitjeve në pika karburantesh.
Arrestimi u bë nga oficerët e policisë të Departamentit të Krimeve Kundër Pronës së Atikës. 11 grabitjet ndodhën në Atikë gjatë periudhës nga 9 Prill deri në momentin e arrestimit të oficerit grek.
Një akuzë penale u ngrit kundër oficerit të policisë. Në të njëjtën kohë, Selia e Policisë Greke urdhëroi një ekzaminim administrativ për oficerin e arrestuar të policisë. e.l/abcnews.al/