Policia e gjobiti Havier Dobin, pas vjedhjes spektakolare/ Pa rrip dhe me xhama të zinj

Havier Dobi, djali i pastrueses Rozeta Dobi, që në bashkëpunim me të ëmën kreu megavjedhjen te banesa e ish-shefes së Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj, Alda Klosi, është gjobitur pak ditë pas ngjarjes. 23-vjeçari Dobi është ndaluar ne daten 3 janar 2023 teksa udhëtonte me mjetin “Mercedez Benz” me targa ‘AC055HD’, në rrugën ‘Abdyl Frashëri’ në Tiranë.



Ai është ndaluar nga blutë e Policisë së Shtetit, pasi është pikasur se ndodhej në timon pa rrip sigurimi dhe pa targat e vendosura në mjet. Verifikimet e mëtejshme kanë zbuluar se xhamat e mjetit me të cilin udhëtonte Dobi ishin 100% të errësuar, më shumë se sa norma e përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Kjo është videoja nga momenti i ndalimit të Dobit si dhe gjobën e majme që do të duhet të paguajë 23-vjeçari, në vlerën e 55 mijë lekëve të reja.

Gjoba

Vetëm dy ditë më parë u zbulua një megavjedhje ku Rozeta Dobi, pastruese bashkë me të birin, Havierin vunë në shënjestër dhe vodhën mbi 540 mijë euro, plus një sasi të konsiderueshme florinjsh dhe sendesh me vlerë.

Banesa që solli zbulimin e dyshes ishte ajo e këshilltares në Kryeministri, Alda Klosi, njëherazi ish-shefe e Kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj. Ata vodhën te shtëpia e Klosit 120 mijë euro lekë dhe florinj. Por kjo vjedhje ka shërbyer si një shkëndijë për një tjetër çështje.



Atë të burimit të parave të vjedhura. Në dëshminë e saj për mediat, Klosi thotë se paratë i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait ndërsa për to nuk ka asnjë faturë.

Image

Author: morevesh