Pamje të rënda dhune kanë qarkulluar sot në rrjet, ku shihet oficeri i policisë i identifikuar si Gjergji Riza, teksa rreh një qytetar te shkallët e një pallati.
Rast dhune i një oficeri policie ndaj një të riu në Pogradec. Në videon e siguruar, një oficer policie i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambientet e një pallati. Skena është e filmuar nga kamerat e një banese. Siç duket në pamje, për arsye që ende nuk dihen, Riza ka goditur të riun.
Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin në fjalë. Sipas informacioneve konfidenciale, bëhet me dije se drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në drejtorinë vendore të policisë të Korçës.
Riza mësohet se prej disa kohësh ka shfaqur probleme me kujtesën. Për shkak të gjendjes shëndetësore ai është transferuar nga Komisariati i Pogradecit në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Oficeri i policisë ka kërkuar një kemp, kërkesë e cila ende nuk është miratuar.