Policët në SHBA qëllojnë për vdekje 36-vjeçarin në karrige me rrota (VIDEO)

Policët e Kalifornisë qëlluan për vdekje një person me aftësi të kufizuara teksa ai u përpoq t’i shmangej arrestimit duke zbritur nga karrigia e tij me rrota dhe duke u larguar.




Oficerët qëlluan afërsisht 10 plumba në drejtim të Anthony Lowe Jr., një 36-vjeçar, baba i dy fëmijëve, familja e të cilit tha se ai humbi këmbët në një tjetër përballje me policinë në Teksas.

 

Departamenti i Policisë së Huntington Park tha se oficerët u thirrën në vendngjarje pasi Lowe goditi me thikë dikë pa provokim.

Pasi u hodh nga karrigia e tij me rrota, Lowe u hodh në rrugë larg policisë, e cila fillimisht u përpoq ta kontrollonte atë.

Një tjetër makinë policie mbërriti ndërsa Lowe, i cili mbante një thikë kasapi, vazhdoi të ikte.

Një oficer policie që doli nga makina hapi zjarr ndaj Lowe, i cili u rrëzua në bark dhe u vu në pranga. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Departamenti tha se oficeri qëlloi në Lowe sepse kishte frikë se i dyshuari do t’i hidhte thikën, sipas raporteve.

Anëtarët e familjes së Lowe po vënë në dyshim përdorimin e forcës duke pasur parasysh kufizimet e tij fizike.

Author: morevesh