Blogerja e njohur, Sarah Berisha, që iu bashkua “Big Brother VIP” disa javë më parë, duket se nuk po kalon momentet më të mira në shtëpi.
Ditën e djeshme, teksa po fliste me Pajtimin, ose siç njihet ndryshe me Dj PM, Sarah tha se ndihet keq që nuk po e tregon veten siç është në të vërtet.
Duket se 25-vjeçarja është paksa e shqetësuar, pais u shpreh se impakti që po lë te njerëzit jashtë nuk është i mirë, për shkak se nuk po mundet të angazhohet në diskutime të ndryshme me të gjithë banorët.
Më pas, Berisha tha “Nuk do rri të flas me muret…”, duke nënkuptuar se disa persona në shtëpi nuk duan që të bisedojnë me të.
Pajtimi u mundua t’ia largojë mendimet negative, duke e këshilluar që të qëndrojë pa folur gjatë kohës që mes banorëve të tjerë ndodh ndonjë debat, ama të jetë prezente mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Sarah: Unë ngjaj si debile që…
Pajtimi: Jo, jo gabim je tu e menu këtë pjesë. Ok, s’po do me tu përzi, bon muhabet normal. Ti rri për njerëzit që të kqyrin jashtë, jo për njerëzit mren. Se këtu formati është…
Sarah: Pajtim, po nëse njerëzit më shofin jashtë, më shofin me të 14 ju. S’do flas me muret.
Pajtimi: Po ti s’ke fol me muret.
Sarah: Hej Zot!
Pajtimi: Ke fol me krejt neve. Ti je tu e shfaq veç anën me femrat qysh i ke raportet. Se nga djemtë, unë e Donaldi të dojna, të ngucim…
Sarah: S’po them të gjithë janë njësoj, po flas në përgjithësi.
Pajtimi: Po të kuptoj shumë mirë se këto sene i kam kuptu krejt.
Sarah: I ke vënë re?
Pajtimi: I kam von re, po s’përzina kurrë. Unë vazhdoj tripin tem.
Sarah: Ka dhe një gjë që…
Pajtimi: Unë hi për njerëzit që menoj ose tentoj me ju pëlqy. Se këtu me mujt, krejt njoni-tjetrin e nxjerrim jashtë. Nuk e di pse po ndikohesh. Kur i shef tu debatu, i ngon.
Sarah: Kam përshtypjen që asnjëri këtu nuk më njef siç jam. Ndoshta më njohin aq sa unë i kam dhënë për të më njoh, dhe kjo është super e vërtetë. Ok, bëjmë shaka, unë jam ajo goca e vogla, naivja, ama…
Pajtimi: Po më vjen keq…
Sarah: Që po mendoj kështu?
Pajtimi: Po, se po i len të tjerët me fitu për diçka që po më duket absurde.
Sarah: Të të them një gjë. Nuk du t’i bëj keq vetes, se unë e di shumë mirë si jam si tip dhe ata që rrin me mu e din shumë mirë. Nuk du t’i bëj keq vetes duke nejt këtu.