Protesta e Partisë Demokratike ka filluar me incidente, teksa një prej folëseve në podium nuk është ndjerë mirë.
Protestuesit janë mbledhur para kryeministrisë, ku përfaqësues demokratë kanë marrë fjalën e tyre.
Gjatë fjalës së saj drejtuar protestuesve, e reja demokrate nuk është ndjerë mirë dhe i ka rënë të fikët.
Pas saj në podium është ngjitur Flamur Noka, teksa e reja është larguar nga aty për të marrë ndihmë mjekësore.