Aksiident Ne Lezhe Eskorta E Berishes
Detaje të reja kanë dalë nga aksiidenti i makinave shoqëruese të Sali Berishës në autostradën e Laçit.
Makina ku udhëtonte Sali Berisha dhe tre të tjera shoqëruese të tij po udhëtonin njëra pas tjetrës në autostradën e Laçit, pas takimit të Foltores në Kurbin.
Një makinë e cila ka dalë nga një karburant është futur kundërvajtje në autostradë duke dalë ballë për ballë me vargun e makinave të eskortës së Sali Berishës. Raportohet se makina udhëtonte ish-kryeministri ka mundur të devijojë pa u aksiidentuar po kështu kanë mundur të shmangen edhe tre makinat e tjera shoqëruese, ndërsa makina e katërt ka frenuar fort.
Për pasojë, makinën e katërt të eskortës së Berishës e ka gooditur një tjetër makinë nga pas.
Gazetari Edidon Ndreka bën me dije se drejtues mjetit me targa kosovare është Ard Mulliqi dhe drejtuesi tjeter Sali Lozi.
Ndërkohë lidhur me këtë aksiident ka reaguar edhe poIicia./asutimes.com