Reagimi i Mikelës për situatën e Efit dhe Kiarës brenda shtëpisë së BBV sapo ka sjellë një tjetër hipotezë.
Mikela ka bërë një video ku tregon se Kiara dhe Efi kanë kaluar gjithë kohën bashkë jashtë dhe madje kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm. Edhe vetë Mikela shfaqet e haitur për situatën e tyre në shtëpi pasi jashtë kanë bërë paqe.
Mos vallë kjo është një lojë e vajzave për popullaritet, siç tashmë po e arrijnë?
Mikela ka bërë një video ku tregon se Kiara dhe Efi kanë kaluar gjithë kohën bashkë jashtë dhe madje kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm. Edhe vetë Mikela shfaqet e haitur për situatën e tyre në shtëpi pasi jashtë kanë bërë paqe.
“Përshëndetje të gjithëve! Meqenëse me keni çarë inbox-in , mesazhet janë pa fund, pse nuk kam hedhur asnjë gjë në lidhje me situatën në Big. Kjo çështje u takon vajzave ta sqarojnë me njëra-tjetrën, ajo që mua më habit është pse e lanë për aty kur mund ta sqaronin shumë bukur jashtë.
Mesa jam unë në dijeni kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me njëra-tjetrën. E në prime-n e fundit që do hynin brenda , Efi ka kaluar gjithë kohën me Kiarën se sa ka ndenjur me mua, ku kanë qenë të gjithë banorët e tjerë. Më dukeshin shumë mirë të dyja bashkë. Çfarë ndikoi në këtë pjesë, se si do të jetë loja e tyre brenda, se çfarë po bëjnë, nuk di as unë çfarë t’ju them, kështu që mos më pyesni. Thjesht shijoni Big-un dhe mos paragjykoni”, tha Mikela Pupa.