Arbenita dhe Fero, tashmë prindër të vogëlushes Nina, kanë treguar vazhdimisht për jetën e tyre private në rrjete sociale. Mirëpo, duket se kjo dëshirë është më e madhe nga ana e Feros, pasi modelja nuk preferon t’i ndajë të gjitha me publikun.
Mbrëmjen e djeshme ata hapën një livestream në Tik-Tok, teksa qëndronin në dhoma të ndryshme të shtëpisë. Gjatë bisedës me ndjekësit, në një moment Fero tregon se partnerja e tij Arbenita, fal të pesëta vaktet.
E ku moment u bë shkak i një zënke publike.
Arbenitës nuk pëlqeu cënimi i privatësisë dhe fakti që Fero shpërndau këtë informacion. Me ton të acaruar ajo ju drejtua:
“Ejj, ta futa bllok”.
Madje, ajo u ngrit dhe shkoi në dhomën tjetër ku ishte Fero, duke i thënë:
“Të kam thënë diçka, mos i trego gjërat e mia se nuk kam qejf!”.
Fero nga ana tjetër e kaloi këtë situatë me të qeshura.