Mbrëmja e sotme ishte shumë emocionuese për Oltën.
Aktorja u surprizua nga e ëma, të cilës i kishte shkruar dhe një letër shumë të ndjerë për 8 Mars.
Ajo shpërtheu në lot si kurrë më parë teksa mes ngashërimeve i tha të ëmës: Dua të iki. Mirëpo e ëma i dha kurajo për të vazhduar dhe i tha se duan ta shohin në finale.
Olta: Dua të iki.
E ëma: Jo përse të ikësh? Ti ke ardhur deri këtu, je e fortë. Në asnjë mënyrë.
(Olta qan me ngashërim): U çmenda.
E ëma: Nuk je çmendur, ne jemi të gjithë mirë.
Olta: Si është djali?
E ëma: Amari është mirë.
Olta: Po Dori?
E ëma: Dhe Dori.
Olta: Më do?
E ëma: Të do shumë, Dori ia do kokën lart Oltës, nuk ka lëkundje dhe të duam në finale.
Olta: Ai do që unë të rri deri në fund?
E ëma: Deri në fund.
Olta: Unë thashë se do më thoshte “dil”. Atij i pëlqen sjellja ime?
E ëma: I pëlqen çdo gjë, je shumë mirë, vazhdo si je.
Olta: Po babi si është?
E ëma: Shumë mirë, të ndjekim gjithë kohës.