Po Bora çfarë mendon për këto skena? Të gjithë po habiten me afrimitetin e Donaldit dhe Beatrix (video)

Donald Veshaj hyri në edicionin e parë të “Big Brother VIP” si djalë single, megjithatë doli “complicated” pas ardhjes së ish-it të tij Bora Zemani në shtëpi. Në takimin me Borën, mes tyre u shkëmbye një puthje dhe një “marrëveshje e heshtur” se do ta prisnin njëri-tjetrin për t’u sqaruar jashtë.

Në përvjetorin e lidhjes së tyre, Donaldi u sigurua t’i dërgonte Borës nëpërmjet produksionit varësen e tij, të cilën Bora ende e mban. Megjithatë, veprimet e fundit të Donaldit s’po pëlqehen nga publiku. Kohët e fundit, teleshikuesit kanë vënë re një afrimitet të madh mes aktorit të humorit dhe këngëtares Beatrix Ramosaj.

Ata po kalojnë kohën më të madhe me njëri-tjetrin në shtëpi, madje disa skena mes tyre janë komentuar edhe si flirtim. Mëngjesin e sotëm ata e nisën bashkë, teksa ushqeheshin e ngacmoheshin me njëri-tjetrin, siç mund ta shihni në këtë video.

Dalja e Semit nga shtëpia e “Big Brother VIP” është komentuar si “lirshmëri” për Donaldin për të flirtuar me Beatrix.

Kjo pasi gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Semi i përmendte konkurrentit vazhdimisht Borën, megjithëse ai kishte kërkuar të mos e bënte diçka të tillë.

Madje, situata arriti në atë pikë sa Donaldi u shpreh se ndihet single për sa kohë nuk ka vendosur diçka konkrete me Borën, madje është konfuz për situatën mes tyre.

Se çfarë do të ndodhë në vazhdim, mbetet për t’u parë…

 

Author: admin