Një ditë pas daljes së Kiarës, Luizi duket se ka menduar ta vazhdojë garën me të gjitha strategjitë e tij.
Në kohën e drekës ai ka dëgjuar Oltën dhe Qetsorin në një bisedë teksa këngëtari bënte sikur flinte.
“I dëgjova këta të dy duke folur, po bëja sikur po flija,” tregon Luizi.
“I provokova kot duke i thënë që del Keisi të martën, dhe kjo Olta filloi duke bërë fushatë, jo duhet të dalë Keisi se ajo gjëja që i doli me Lorencin ishte e madhe etj etj.
Nga ana tjetër Qetsori tha se nuk ishte kështu. Kjo ngjarje nuk i pëlqeu Keisit.
“Po kur ju them unë se çfarë kuçedre është ajo, ju s’më besoni. Ai njeri që i afrohet Oltës del jashtë,” vazhdoi Luizi.