Të martën mbrëma një tjetër artist iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai është këngëtari i njohur, Valon Shehu, i cili duket se është pritur mirë nga banorët.
Por Antonela Berisha i kishte bërë atij një shkaka. Ajo tregoi në bisedë e sipër në tavolinën e ngrënies, ku ndodheshin dhe disa banorë të tjerë, se çfarë i kishte bërë këngëtarit.
Ata të dy rastisën në banje ku Antonela ishte duke bërë dush dhe mbasi kishte dalë, ajo mendoi ta ngacmonte pak banorin më të ri të shtëpisë .
“A e dini çfarë i bëra Valonit mbrëmë? Isha duke bërë dush dhe duke hyrë Valoni aty në banje më shef mua që jam duke bërë dush edhe ndihet në siklet edhe ikën. Dal unë prej dushi dhe them ti bëj shaka, i shkoj tek dera dhe I them: ‘Dëgjo këtu çfarë po të them, të jetë hera e fundit që unë kur të jem në banjo ti hyn brenda!’ Dhe ai ngeli kështu. ‘Më fal’ tha ‘Unë nuk e dija’ mua më kapi gazi. Më tha: ‘Ti s’je normal a!’”, tregon Antonela.
Këngëtari gjithashtu njihet dhe me disa nga banorët e tjerë të shtëpisë, si për shembull me Fifin, Dj PM, Dj Dagz dhe me Beatrix-ën.