Teksa po bisedonte me Nitën, Dean dhe Kristin, Olta zbuloi se nëse do i jepej mundësia me zarfin e kuq për të hequr një banor nga shtëpia e “Big Brother VIP”, është pikërisht Kristi.
Sipas aktores së njohur, ai po bëhet i rrezikshëm dhe duhet ta heqë që tani. Nga ana tjetër, Kristi i thotë se ka banorë të tjerë për të larguar dhe Olta i përgjigjet se ‘do u vijë radha’.
Pjesë nga biseda:
Olta: Po bëhet i rrezikshëm, duhet me e hequr që tani
Kristi: Unë i rrezikshëm?
Olta: Po
Kristi: Për ty?
Olta: Patjetër që për mua
Kristi: Pse?
Olta: Je lojtar shumë i fortë
Kristi: Mos i bëj këto gjëra tani, kështu
Olta: Këto gjëra si? Si kështu, po ta them pra
Kristi: Po ka të tjerë
Olta: Do u vijë radha të gjithëve nëse jam në shtëpi