Bernard Scrivener nga Anmore, British Columbia, në Kanada, ka fituar një jackpot prej më shumë se 400.000 euro nga një biletë llotarie e blerë gjatë një vizite jo të planifikuar në një mini market.
Ai u shty pas anullimit të stërvitjes së futbollit të të birit.
Bernard Scrivener nga Anmore ka treguar se ka bërë një ndalesë të papritur në stacionin e shërbimit Petro-Canada Coquitlam për të blerë diçka për të ngrënë për të birin, kur stërvitja e futbollit të birit është anulluar për shkak të shiut.
Ndërkohë që blinte, ka menduar të marrë disa bileta gërvisht dhe fito, njëra nga të cilat ka rezultuar fituese e jackpotit.
“Ka qenë një surprizë e këndshme”, ka thënë burri.
Ai ka menduar të kursejë pjesën më të madhe të parave të fituara.
Por me një pjesë të tyre dëshiron të realizojë ëndrrën e jetës së tij për të pasur një makinë të tipit Ford Mustang Shelby GT500./Perktheu:allnews.al/